Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vazhdojnë të rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të mërkure.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 44 cent dhe u tregtuan me 69.81 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 28 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 62.86 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.05 për qind dhe u tregtua me 1,293.38 dollarë amerikanë për onz.

Monitor,  03.04.2019