Çmimet e naftës shënojnë rënie
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2013/10/cmim_nafte_ulje.jpg)
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 10 cent dhe u tregtuan me 67.73 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 18 cent dhe u tregtuan me 59.23 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me më pak se 0.05 për qind dhe u tregtua me 1,309.47 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në më shumë se një javë.
Monitor, 28.03.2019