Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Edhe porsche synon të prodhojë makina elektrike

Prodhuesi gjerman i makinave luksoze ‘Porsche’ deklaroi se do të prodhojë një version elektrik të modelit më të njohur ‘’Macan’’, në vitet e ardhshme.

”Prodhimi i “Macan plotësisht elektrike është vendosur të fillojë në fillim të dekadës së ardhshme”, tha Porsche në një deklaratë. Ajo do të prodhohet në fabrikën ekzistuese të kompanisë për Macanin në Leipzig, Gjermani. Më shumë se një në tre makina, prej 260,000 automjeteve që Porsche prodhoi vitin e kaluar ishte një Macan, një model që doli në 2011.

Kompania planifikon të investojë rreth 6 miliardë dollarë në zhvillimin e makinave elektrike gjatë tre viteve të ardhshme dhe synon që gjysma e automjeteve të saj të reja të jenë hibride ose plotësisht elektrike deri në vitin 2025.

“Qëllimi ynë është të marrim një rol të rëndësishëm në teknologjinë dhe për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkojmë kompaninë në mënyrë të vazhdueshme me zhvillimet teknologjike”, tha në një deklaratë , themeluesi i ”Porsche” Oliver Blume.

Porsche zbuloi ‘Taycan’, veturën e saj të parë plotësisht elektrike, e cila është planifikuar të dalë në shitje në fund të këtij viti.

Porsche dhe Volkswagen deklaruan në fund të vitit të kaluar se do të investonin 44 miliardë dollarë deri në vitin 2023 në zhvillimin e makinave elektrike, automjeteve vetëlëvizëse dhe teknologjive të tjera të reja. Një pjesë e madhe e kësaj shume do të investohet në ndërtimin e automjeteve në Kinë, e cila tashmë është tregu më i madh në botë për makinat elektrike.

Monitor,  26.02.2019