Nafta e papërpunuar tregtohet në rënie
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u tregtuan me 62.59 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 24 cent dhe u tregtuan me 62.51 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 10 cent dhe u tregtuan me 54.66 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 70 cent dhe u tregtuan me 54.56 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,313.57 dollarë amerikanë për onz.
Monitor, 05.02.2019