Nafta shënon rënie në bursa
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e sotëm.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 74 cent dhe u tregtuan me 60.90 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 55 cent dhe u tregtuan me 61.64 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 73 cent dhe u tregtuan me 52.96 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 56 cent dhe u tregtuan me 53.69 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.4 për qind dhe u tregtua me 1,300.64 dollarë amerikanë për onz.
Monitor, 29.01.2019