Nafta shënon rritje sot
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2013/10/oil_price.jpg)
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 5 cent ose me 0.1 për qind dhe u treguan me 62.75 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 7 cent ose me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 53.87 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,282.80 dollarë amerikanë për onz.
Scan, 21.01.2019