Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, sesioni i tetë në rritje

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi bisedimet në Pekin mes administratës amerikane dhe asaj kineze kanë rritur shpresat se dy ekonomitë më të mëdha në botë do të shmangin luftën tregtare. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 50.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 59.8 dollarë për fuçi. Edhe në sesionin e së martës të dy bençmarkët u rritën me mbi 2%, duke publikuar fitime për të tetin sesion me radhë, rritja më e gjatë në seri që nga qershori i vitit 2017.

Bisedimet tregtare në Pekin kanë hyrë në ditën e tretë, mes shenjave të progresit, duke përfshirë blerjen e produkteve amerikane të bujqësisë dhe të energjisë nga Kina. Në anën tjetër, SHBA do të ketë më shumë akses në tregun kinez.

Ndërkohë, duke cituar si arsye kryesore luftën tregtare që ka zgjatur deri më tani, Banka Botërore parashikon se ekonomia globale do të ngadalësohet në 2.9% në vitin 2019, nga 3% në 2018. Gjithashtu, çmimet e naftës po gjejnë një mbështetje nga marrëveshja e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin. Por, në anën tjetër, prodhimi në SHBA u rrit me rreth 2 milionë fuçi në ditë, gjatë 2018, në një rekord prej 11.7 milionë fuçi në ditë.

Scan,  09.01.2019