Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta vijon rënien, ndikojnë tarifat amerikane mbi produktet kineze

Çmimet e naftës po qendojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të dobësisë së shfaqur në tregun e aksioneve dhe shenjave për rritjen e furnizimit global. Rënia vjen pavarësisht se në datën 4 nëntor do të hyjnë në fuqi sansionet amerikane ndaj Iranit, që synojnë zerimin e eksporteve të naftës nga ky vend. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane tregtohet në rreth 67.1 dollarë për fuçi.

Tregjet e aksioneve po gjenden nën presion, pas raportimeve të mediave se, Uashingtoni po përgatitet të aplikojë tarifa shtesë prej 257 miliardë dollarë produkte kineze. Ky lajm vjen në vigjilje të takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij kinez, Jinping, në përpjekje për ti dhënë fund luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, deklaroi se, çmimet e larta të naftës po dëmtojnë konsumatorët.

“Ekzistojnë dy presione mbi kërkesën globale për naftë. Çmimet e larta, që po dëmtojnë konsumtorët në shumë vende, dhe ngadalësimi i ekonomisë globale, që gjithashtu do të dëmtojë kërkesën”, deklaroi kreu i agjencisë, Fatih Birol. Ndërsa Rusia nuk ka sinjalizuar se do të rrisë prodhimin për tju përgjigjur kërkesës, kur sanksionet e SHBA ndaj Iranit të hyjnë në fuqi javën e ardhshme. Eksportet e Iranit kanë rënë në rreth 1.5 milionë fuçi për shtatorin, nga 2.5 milionë fuçi në ditë, që ishin më herët gjatë këtij viti.

Scan,  31.10.2018