Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, çmimet mbështeten nga tensionet gjeopoliktike

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të tensioneve gjeopolitike, mbi zhdukjen e gazetarit saudit. Por në anën tjetër, fitimet po kufizohen nga parashikimet e zymta mbi kërkesën në terma afatgjatë. Çmimet gjetën edhe një mbështetja nga të dhënat që treguan se Korea e Jugut nuk ka importuar asnjë litër naftë nga Irani,  gjatë muajit shtator, për herë të parë në gjashtë vitet e fundit, në vigjilje të sanksioneve amerikane ndaj Teheranit zyrtar, që hyjnë në fuqi në datën 4 nëntor.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 81.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72.1 dollarë për fuçi. Arabia Saudite ka qenë nën presion, që nga koha kur gazetari saudit Jamal Khashoggi, një kritik i Rihadit zyrtar dhe rezident amerikan, u zhduk në datën 2 tetor, menjëherë pasi u fut në konsullatën saudite në Stamboll.

Disa shtete kanë vendosur sanksione ndaj Arabisë Saudite, por ky vend pritet të hakmerret. Analistët mendojnë se, tensionet gjeopolitike, dobësia ekonomike dhe lufta tregtare e kanë rritur paqëndrueshmërinë në treg.

Scan Tv,  16.10.2018