Bien çmimet e naftës
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 1.37 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 71.80 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 93 cent dhe u tregtuan me 82.16 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit shënoi rënie edhe mëngjesin e ditës së sotme dhe u tregtua me 1,192.77 dollarë amerikanë për onz.
Monitor, 11.10.2018