Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kallashnikov, prodhuesi i armëve prezanton makinën elektrike CV-1

Krijuesi më i madh i armëve në Rusi, Kalashnikov ka prezantuar një makinë elektrike, si një kundërpërgjigje e Rusisë ndaj Tesla-s. Makina elektrike CV-1 u lançua në një eveniment të zhvilluar në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Kompania tha përmes një deklarate se makina CV-1 përmban një numër sistemesh komplekse me teknologji “që do të lënë pas makina elektrike të tilla si Tesla.”

Ndërkohë, shtoi se makina do të ketë një shpejtësi maksimale disa herë më të madhe se makinat aktuale elektrike duke arritur deri në 350 km/h kur është e karikuar plotësisht. Ndërsa, nuk janë zbuluar ende detaje të tilla, si çmimi i automjetit.

Kalashnikov po ‘zgjeron’ markën në disa drejtime të ndryshme, pasi kohët e fundit lançoi një linjë veshjes dhe një katalog me artikuj personalë, duke filluar nga çadra deri në kasa për smartphone.

Megjithatë, vendimi i tij për të prodhuar automjete elektrike u ndesh me reagime të përziera në Moskë. Shumë prej përdoruesve të rrjeteve sociale janë tallur me makinën e re elektrike CV-1, për pamjen e saj të çuditshme dhe të modës së vjetër,  ndërsa të tjerë e kanë vlerësuar atë si ‘të ftohtë’.

Scan Tv,  24.08.2018