Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Autobusët elektrikë dëmtojnë industrinë e naftës

Në fillim kur u shfaqën për herë të parë, autobusët elektrikë u panë si një shaka në një konferencë të industrinë në Belgjikë shtatë vite më parë. Asokohe, prodhuesi kinez BYD tregoi një model fillestar.

“Të gjithë po talleshin me BYD se kishte prodhuar një lodër”, kujton drejtori për Europën i kompanisë kineze. “Po shiko tani. Të gjithë e kanë nga një autobus elektrik”.

Autobusët me motorë të fuqizuar nga bateritë janë tashmë një çështje serioze me potencialin për të transformuar transportin urban. Me Kinën që po udhëheq, kalimi nga nafta në elektricitet i autobusëve po fillon të reduktojë ndjeshëm kërkesën për karburant.

Kina ka rreth 99% të 385 mijë autobusëve elektrikë që janë tashmë nëpër rrugët e botës. Çdo pesë javë, qytetet kineze shtojnë 9,500 mjete me zero ndotje. Ky numër është i barabartë me të gjithë flotën e autobusëve të Londrës.

Për shkak se ata konsumojnë 30 herë më shumë karburant se automjetet normale, impakti i tyre në përdorimin e energjisë është ndjerë më tepër se sa të gjitha automjetet e prodhuar nga Tesla, Toyota, etj, të marra së bashku.

Scan Tv,  30.04.2018