Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës, mbi 1 përqind

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1 për qind mëngjesin e kësaj të martë, duke i rritur fitimet e tyre që nga sesioni i kaluar, me shpresë se mosmarrëveshjet midis Amerikës dhe Kinës mund të zgjidhen pa dëme të mëdha në ekonominë globale.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 96 cent ose me 1.4 për qind dhe u tregtuan me 69.62 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 89 cent ose me 1.4 për qind dhe u tregtuan me 64.31 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1.333.77 dollarë amerikanë për onz.

Revista Monitor,  10.04.2018