Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Peninne avancon me projektet për Velçën

Kompania kanadeze Pennine Petroleum e cila zotëron të drejtën për kërkimin dhe prodhimin e naftës në Bllokun e Velçës po përgatitet për shpimin e pusit të parë. Në një njoftim zyrtar të saj kompania bën me dije se nga nëntori kur mori autorizimin nga qeveria shqiptare procedurat po ecin me shpejtësi.
“Pennine Petroleum ka ecur shpejt muajin e fundit për përcaktimin e kuadrit ligjor të ofertës së shpimit të pusin e saj të parë në bllokun Velça në Shqipëri.
Carey Chilliak, i emëruar zëvendës president për Operacionet pranë Pennine në Shqipëri në 3 janar 2018, ka hartuar një proces tenderimi që është në harmoni të plotë me kushtet e përcaktuara në Marrveshjen e Ndarjes së Prodhimit në Bllokun e Velçës dhe që mundëson një nivel transparence të mjaftueshme dhe që përputhet me standardet e auditit në vend” thuhet në njoftimin e Pennine.
Po kështu kompania bën me dije se zëvendës presidenti Chilliak e njeh mirë tregun shqiptar dhe furnizuesit potencialë të cilët do të ftohen në procedurën e prokurimit për shprehje paraprake interesi.
“Carey ka përdorur në mënyrë të zgjuar katër vitet e tij dhe eksperiencën në shpime në Shqipëri, për të krijuar njohje të gjerë në rrethin e kompanive të shërbimeve dhe furnizimit që do të ftohen në tender për të shprehur interes tha N. Desmond Smith, Shef Ekzekutiv për Pennine.
“Presim që njohja e Carey-t mbi tregun e gazit dhe naftës në Shqipëri si dhe procedurat e importit-eksport-it dhe aspektet teknike do të mundësoje një integrim të butë të importimit të pajisjeve dhe shërbimeve, ndërsa ne lëvizim shpejt drejt shpimit në bllokun Velcca” shton Smith.
Kompania njofton se qëkur ka marrë aprovimin final nga qeveria shqiptare në nëntor të vitit 2017 për Bllokun Velça, ekipi gjeofizik i saj po analizon të dhënat gjeoteknike për të përzgjedhur vendin e duhur të shpimit.

Revista Monitor,  09.02.2018