Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Inflacioni në Eurozonë “kërcënohet” nga energjia

Çmimet E prodhimit në Eurozonë u rritën më pak se ç`pritej gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, duke zhgënjyer kështu pritshmëritë e tregjeve, tregojnë të dhënat e fundit të Eurostat. Kjo rënie nxitet kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë. Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet në fabrikat e rajonit u rritën me vetëm 0.2% në terma mujorë gjatë Dhjetorit, duke u ngadalësuar kështu nga një rritje prej 0.6% që regjistrohej në muajin nëntor.

Ekonomistët dhe ekspertët e tregut prisnin një rritje me 0.3%. Rritja e çmimeve të energjisë në rajon u ngadalësua në vetëm 0.1%, nga 2.3% që regjistrohej në muajin nëntor. Kjo ka gjeneruar edhe shifrën zhgënjyese të fund vitit. Në terma vjetorë ndërkohë, rritja fiksohet pranë 2.2%, po ashtu në rënie, në krahasim me normën vjetore të muajit të kaluar.

Çmimet e prodhimit janë shpeshherë një tregues që reflektohet te çmimet e konsumit. Kjo do të thotë se, me shuMë gjasa, në Eurozonë duhet të presim një ngadalësim të inflacionit edhe më tej. Trendi u konfirmua në të dhënat e Janarit, që flisnin për një normë në 1.3%, nga 1.4% që ishte më parë, po si pasojë e çmimeve të energjisë.

Scan Tv,  03.02.2018