Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ikën energjia në Dibër dhe Bulqizë

Që prej orës 10:00 në shumë zona të Bulqizës dhe Dibrës mungon energjia elektrike si pasojë e një defekti.

Sipas njoftimit të OSHEE specialistët e saj janë në terren duke punuar për rregullimin e defektit sa më para.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë penguar punonjësit e OSHEE të riparojnë në kohën e duhur defektin që ka lënë qindra banorë pa energji elektrike.

Shqiptarja.com  18.01.2017