Arabia zgjat afatin e reduktimit të naftës
Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të parë tregtar të kësaj jave. Trajektorja e re e çmimeve merr shtysë nga diskutimet më të fundit të ministrit saudit të naftës, për mundësinë e shtyrjes në kohë të marrëveshjes së shkurtimit të prodhimit, përtej marsit të vitit që vjen.
Diskutimet janë zhvilluar sëbashku me homologun e tij nga Venezuela dhe Kazakistani. Kjo ka eliminuar disi presionin ndaj çmimeve që vjen si pasojë e asaj që mund të prodhojë uragani irma.
Investitorët dhe tregjet i tremben faktit se Irma mund të dëmtojë kërkesën për arin e zi në vend. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 54.08 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 47.89 dollarëve për fuçi.
Scan tv, 11.09.2017