Tiranë, humb jetën 35 vjeçari, kontakt me korentin
Një 35 vjeçar me inicialet B. Gj, ka gjetur vdekjen sot rreth orës 17:30 në Kodër Kamëz si psojë e kontataktit me korentin.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, 35 vjeçari ishte shofer i një betoniereje dhe duke bërë manovrime me mjetin betonjere për të kryer hedhjen e betonit në banesën e shtetasit me inicialet K.T në të cilën po punonin, dyshohet se nga një manovrim i gabuar ka rënë në kontakt me një kabull korenti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shqiptarja.com 19.06.2017