Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pas 16 vitesh fshatit i rikthehet energjia

Gjatë trazirave të vitit 1997 fshatit Fushë Thanë në Mat iu vodhën telat e transmetimit të energjisë elektrike. Duket e pabesueshme, por prej atij viti, fshati Fushë-Thanë në Bashkinë e Matit nuk furnizohej me energji elektrike.

Pas 16 vitesh në errësirë dhe të izoluar, OSHEE ka bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike në fshatin Fushë-Thanë në njësinë administrative Komsi në Mat.

Terri që mbulonte fshatin cdo mbrëmje, cdo pajisje elektrike jashtë funksionit, bëri që shumë banorë të largoheshin. Mungesa e energjisë elektrike bëri që mbi 70% e familjeve ta braktisnin fshatit, pavarësisht se njihet si një zonë e butë dhe e favorshme për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Të tjerë që iu dhimbs vatani, qëndruan në fshat dhe jetuan në errësirë.

Zhgënjimi i tyre mori fund pas 16 vitesh.

Një investim prej 8.5 milionë lekë të reja nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rikthyer sërish shpresën tek kjo zonë. Rikthimi i energjisë u bë i mundur pasi OSHEE ka shtruar 3.6 kilometra linjë të tensionit të mesëm dhe të ulët.

Një banor i këtij fshati pas rikthimit të energjisë elektrike, thotë se edhe ata që kanë ikur do të rikthehen pasi mungesa e energjisë ka qenë arsyeja e vetme që ata janë larguar.

Ndërsa vetë Ibrahim Dedja po investon në këtë fshat për të mos u larguar asnjëherë.

Shqiptarja.com  29.09.2016