Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TPD: Nuk kemi detyrime ndaj shtetit

Shoqëria TPD sha sqaron se, është një shoqëri tregtare e themeluar sipas ligjeve në fuqi dhe zhvillon aktivitetin e saj qe nga 07.06.2012, aktiviteti i shoqërisë ka filluar me exportin e naftës bruto dhe më pas me rafinimim dhe tregtimin e produkteve përfundimtare.

Nga Shtatori i vitit 2013 TPD sha ka nënshkruar një kontratë të rregullt qiraje dhe operimi me shoqërinë Armo sha për operimin e Rafinerisë së Fierit. Vlen të theksohet se pas këtij operacioni TPD sha është shoqëria e parë që certifikoi bitumin Shqiptar në tregun ndërkombëtar dhe arriti për herë të parë të eksportojë këtë bitum në tregun ndërkombëtar, blerësit e këtij bitumi janë shoqëri ndërkombëtare si Vitol sa, SOCAR, ARMO, BB Energy etc.

Në lidhje me lajmin se shoqëria ka detyrime të larta ndaj palëve të treta dhe tatimeve sqarojmë së lajmi është i pavërtete dhe shifrat e publikuara qesharake. TPD sha nuk asnjë detyrim në vonesë ndaj autoriteteve shtetërore, sigurisht që marrëdhëniet me furnitorët apo me klientët janë ta hapura dhe me balancat e tyre si c’do shoqëri tjetër qe operon në treg të lire. Detyrimet ndaj bankave janë normale dhe të paguara sipas kontratave në fuqi ashtu si shumë biznese të tjera në Shqipëri apo kudo.

Është e vërtete se njeri nga furnitorët e shoqërisë ka një pretendim lidhur me likuidimin e një serë faturash për furnizim më produkt, ashtu siç TPD sha ka

pretendimet e veta për cilësinë e këtij produkti e cila nuk i qëndron kontratës por kjo nuk është e jashtëligjshme dhe as e çuditshme, është një pretendim tregtar që është duke u zgjidhur në formë ligjore si kudo, pavarësisht kësaj TPD sha operon rregullisht me Llogari të lira dhe pa asnjë cenim në aktivitetin e saj.

Sqarojmë se nga data e regjistrimit e deri me sot TPD sha ka paguar ndaj autoriteteve të taksave dhe doganave vlerat e mëposhtme:

Akcizë         18,257,000 USD

Tatim Fitimi 1,426,226 USD

Sigurime Shoqerorë         99,588 $

 

Shoqëria punëson 28 punëtore dhe nuk ka asnjë detyrim të prapambetur as ndaj punonjësve as ndaj Sigurimeve Shoqërore as ndaj Doganave dhe as ndaj Tatimeve, përkundrazi shoqëria pret të rimbursojë një vlere prej 1mln $ në forme e TVSH dhe Akcizë nga autoritetet të cilat e vonojnë vazhdimisht këtë proces. Pra është e pavend dhe absurde të pretendohet se TPD sha ka detyrime të prapambetura sigurimesh ne VI 1.58 mIn $ ndërkohe që punëson vetëm 28

vetë, do të duheshin 35 vjet që të krijohej ky detyrim sigurimesh për kaq punonjës. Theksojmë së në bazë të kontratës me Armo sha, të gjithë punonjësit e Rafinerisë Fier janë në borderonë e kësaj te fundit ashtu si edhe të gjitha shpenzimet operative, ashtu siç është specifikuar në kontratën e rafinimit.

Në lidhje me pretendimin se pronar i kësaj shoqërie dhe kryetar bordi është Besnik Sulaj, sqarojmë se ky lajm është tërësisht i pavërtetë. Mjafton një clic në faqen e QKR dhe çdo njeri mund shohë se Besnik Sulaj nuk ka zotëruar asnjëherë aksione në këtë shoqëri dhe as ka qenë ndonjëherë apo është antar i ndonjë bordi.

TPD sha apo ortakët e saj nuk janë “kliente” të asnjë qeverie, as të qeverisë Rama dhe as të qeverisë Berisha, shoqëria operon brenda kuadrit ligjor Shqiptar dhe në baze të rregullave të tregut e konkurrencës.

Theksojmë ketu që shoqëria TPD sha arriti të rriste volumet e aktivitetit pas fitimit te një tenderi për tregtimin e naftës bruto të kompanisë shtetërorë Alpetrol sha për një sasi prej 200,000 Tones. Kontrata me Alpetrol sha u firmos me 1 Mars 2013 pra në kohën e qeverisë Berisha.

Ne vazhdim të aktivitetit të saj dhe pas përfundimit të kontratës së parë me

Albpetrol sha TPD sha mori pjesë në tenderin e radhës dhe u shpall fituese përsëri për tregtimin e 100,000 Ton nafte të Albpetrol sha. Kontrata u firmos me 25 Maj 2015 pra në kohen ë qeverisë Rama.

Për me tepër TPD sha ka pasur dhe ka pretendime dhe konflikte të vazhdueshme me autoritet e taksave e doganave gjatë qeverisjes aktuale, me konkretisht:

  1. Ne date 15.11.2013 TPD sha është gjobitur nga Doganat me vlerën 650,000 $ ( 81.5mln Lek) – ky vendim është kontestuar nga TPD vazhdon procesi ligjor
  2. Ne datë 12.09.2014 TPD sha është gjobitur nga Tatimet me 452,550 $ -gjoba eshtë paguar
  3. Në datë 10.11.2014 TPD sha është gjobitur me 107,474 $ – gjoba është paguar.

Shoqëria TPD sha kërkon nga Mediat të jenë konkretë dhe të publikojnë informacione të vërteta dhe të mos paragjykojnë dukë dëmtuar imazhin e shoqërive tregtare që operojnë në baze të ligjit dhe rregullave të tregut.

Revista Monitor,  20.08.2015