Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregjet e naftës në pritje

Tregjet e naftës gjatë dy muajve të fundit kanë marrë një dinamikë krejt tjetër.

Prodhimit në nivele rekord po i përgjigjet po ashtu një kërkesë gjithmonë e në rritje. Sipas ekspertëve, kjo balancë delikate rrezikon të shëmbet, dhe katalizatori më i rëndësishëm në këtë mes mund të jetë pikërisht Irani, dhe bisedimet mbi programin nuklear. Që prej fillimit të procesit të bisedimeve, tregjet kanë qënë vazhdimisht në pritje të datës 30 Qershor, si afati i fundit për arritjen e një marrëveshje.

Dakordësimi mes palëve përkthehet në heqjen e sanksioneve, duke lejuar qarkullimin e më shumë se 1 milionë fçive nafte iraniane në ditë në tregje. Por tashmë, kjo marrëveshje duket shumë larg, dhe tregjet presin një tejzgjatje të bisedimeve përtej afatit të skadencës. Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Iranin, dhe nëse do të shtyhen bisedimet të paktën deri në muajin Shtator, atëherë tregjet do të vazhdojnë të mbeten në pritje.

Në rast të kundërt, çmimet e naftës do të binin menjëherë me disa dollarë për fuçi, pasi janë rreth 40 milionë fuçi nafte iraniane në pritje të tregjeve të eksportit. Politika e nivelit të lartë është e angazhuar maksinalisht në procesin e negociatave duke rritur bidnshëm edhe spekullimet në treg. Gjithsesi, çdo lëvizje sado e vogël në frontin e negociatave do të kishte një impakt të drejtpërdrejtë në treg.

Scan TV, 29.06.2015