Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Uganda dhe Kameruni, me centrale diellore

Fondi Afrikan Për Energjitë e Rinovueshme aprovoi një grant përgatitor për ndërtimin e centralit të parë diellor me kapacitet 72 Mw në Kamerun. Kameruni prodhon energji elektrike kryesisht nga lumenjtë (60% të energjisë), si dhe nga nafta e gazi, me kapacitet total 1400 Mw. Prodhimi i energjisë nga hidrocentralet luhatet ndjeshëm gjatë stinëve, kurse energjia e prodhuar nga nafta e gazi është me kosto të lartë. Energjia diellore do të diversifikojë burimet prodhuese të energjisë, do të pakësojë importet e lëndëve të para për prodhimin e energjisë si dhe emetimet e karbonit të Kamerunit.

38 milion dollarë do të investohen në 2 centrale diellore në Ugandë nga investitorë italianë, spanjollë dhe arabë. Dy centralet do të kenë secila kapacitet 10 Mw. Centralet do të prodhojnë energji duke filluar nga fundi i vitit 2015. Duke komentuar për projektin, përfaqësuesi i BE-së në Ugandë, Kristian Schmidt, deklaron se energjia diellore do të pakësojë vartësinë e Ugandës nga hidroenergjia dhe do e bëjë furnizimin me energji elektrike më rezistente ndaj pasojave negative të ndryshimeve klimatike.

Kjo është hera e parë që Uganda do të lidhë energjinë diellore me rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Ekolëvizja, 30.01.2015