Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vlorë, subjekteve debitore i pritet energjia

500 milionë lekë të vjetra është debia që 10 subjekte private në qytetin e Vlorës i kanë kompanisë së CEZ shpërndarje. Ky fakt është pranuar nga drejtori i këtij institucioni për rajonin e jugut, Arjan Fasko, i cili u shpreh se këtyre subjekteve u është ndërprerë energjia, ndërsa u ndal edhe tek shkeljet e tjera që janë bërë gjatë këtij kontrolli.

“Sot janë ndërprerë pjesa më e madhe e pallateve të lidhura në mënyrë të paligjshme, që do të thotë se këto ndërtime, të ashtuquajtura të braktisura nga pronarët, banohen nga banorë që janë pa kontrata dhe që kanë vlera të mëdha debitore. Në grupin e sotshëm që organizohet për ndërprerjet e energjive është edhe kontrolli i brendshëm i drejtorisë së përgjithshme të CEZ shpërndarje.” u shpreh Fasko.

Kjo fazë do të vijojë edhe në qytete të tjera të jugut.

Shqiptarja.com  24.07.2014