PNUD, drejt një energjie të pastër
Dokumentari – “Drejt një Transformimi të Pastër të Energjisë në Shqipëri” — është realizuar në kuadër të Projektit për panelet diellore për ujë të ngrohtë.Projekti synon te promovoje dhe te nxise përdorimin e energjisë diellore në Shqipëri. Ky projekt zbatohet nga PNUD-i me agjensi ekzekutuese Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.
Dokumentari përshkruan sfidat në transformimin e tregut për panele diellore për ujë të ngrohtë dhe arritjet per sa i perket kuadrit ligjor / institucional, mekanizmave të përshtatshëm financiarë, kapacitetit të të gjithë aktorëve në vend në zinxhirin e furnizimit me panele diellore, menaxhimin e cilësisë së paneleve / sistemeve dhe instalimeve etj.
Në videon më poshtë mund të ndiqni të plotë dokumentarin e PNUD:
.
energjia.al 11.07.2014