Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Doganat penalizojne Ada Petrol me rreth 11 milion dollare

Drejtoria e Pergjithshme e Doganes njoftoi dje se Strukturat e Specializuara te saj me date 02.10.2013, ne Degen e Doganes Lezhe, zbuluan hedhjen per konsum ne menyre te paligjshme nga kompania ADA Petrol te 4400 ton karburant gasoil.

Karburani ndodhej ne depozitat ne Shengjin, ne pronesi dhe pergjegjesi dhe te kesaj kompanie qe ishin plumbosur nga autoritetet doganore.

Me hedhjen ne treg ne menyre te paligjshme te kesaj sasie karburanti eshte shmangur detyrimi doganor ne shumen 390.215.111 lek. Per kete shkelje subjekti eshte penalizuar ne shumen 780.430.222 lek. Ne total 1.170.645.333 lek (ose rreth 11 milione dollare).

Kryetari i deges Doganes Lezhe eshte pezulluar menjehere nga detyra.

Per kompanine ADA Petrol eshte depozituar kallzimi per vepren penale te kontrabandes me mallra qe paguajne aksize, nderkohe qe po vazhdojne hetimet per nxjerrjen e pergjegjesive te mundeshme administrative apo penale te personelit doganor.

energjia.al, 19.10.2013