Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kreu i Albpetrolit, administrator në 8 ndërmarrje të Kokëdhimës

Ish-kryeministri Berisha u shpreh se, njeriu që ka marrë Albpetrolin është administrator në 8 ndërmarrje të Koço Kokëdhimës, dhe njeriu më i afërt në të gjitha aferat e pista të tij, bosit të kupolës së Partisë Socialiste. “Mund të imagjinoni një mazhorancë në botë që të fillojë qeverisjen me mega-afera korrupsioni? A e dini ju, që njeriu që ka marrë Albpetrolin është bashkëpronar, është administrator në 8 ndërmarrje të Koço Kokëdhimës, është këmisha e tij, është njeriu më i afërt në të gjitha aferat e pista të tij, bosit të kupolës së Partisë Socialiste. Kur ka ndodhur ndonjëherë që një mazhorancë të ketë guxuar, të marrë një vendim të tillë për sipërmarrje, që sot është më kryesorja. Kontraktohen kompani të mëdha ndërkombëtare pa asnjë tender, pa asnjë linjë prokurimi, përmbysen ndërtesa të tëra, pa asnjë tender, pa prokurim, është e vërtetë që Koçua merr naftën, por shqiptarët marrin kartonin e kuq për statusin. Koçua dhe Rama pasurohen, absolutisht që e ndajnë bashkë kjo s’ka asnjë diskutim. Se një akt i tillë verbërie që të gjejë njeriun që ka 8 sipërmarrje të përbashkëta, e ka ortak, administrator dhe në tre katër prej tyre ka borxhe në Albpetrol, ta marrë në këtë mënyrë, një vjedhje të tillë, një akt të tillë nuk e ka bërë kush kurrë në një sistem demokratik”, tha Berisha. “Ne mendojmë se jo vetëm statusi, por edhe negociatat duhet të hapen në Shqipëri. Por, konsensusi, është një nga mekanizmat më kryesorë në këtë vend të paqes sociale. Dhe këtë e shkelmoi kjo mazhorancë me papërgjegjshmërinë absolute.Me të njëjtën papërgjegjshmëri, kjo mazhorancë i dha naftën bashkëkryetarit të mazhorancës Koço Kokëdhimës dhe Edi Ramës. Me të njëjtën papërgjegjshmëri, çdo ligj të prokurimeve, çdo ligj të funksionimit të qeverisë, çdo ligj të funksionimit të shtetit”, tha Berisha.

Gazeta Rilindja Demokratike, 03.10.2013