Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Krijohet maska që përdor elektricitetin për të bllokuar Covid

Aktualisht, për t’u mbrojtur nga infektimi, ose të paktën për të zvogëluar rrezikun, ka vetëm një mënyrë: vendosja e maskës kur jemi pranë njerëzve të tjerë. Deri sa të mos jetë gati një vaksinë ose një kurë, pajisjet për mbrojtjen personale do të jenë të domosdoshme, përveçse të detyrueshme.

Si një aksesor pa të cilin nuk mund të bëjmë dot, maskat në fytyrë janë bërë obsesioni ynë i ri. Ne duam, me të drejtë, të dimë gjithçka mbi efikasitetin e tyre. Çfarë lloj maskash duhen për të na mbrojtur nga njerëzit e tjerë apo ne vetë nga spërklat? Për këto pyetje, është mirë të thellohemi. Në të ardhmen, maskat, nga pajisje pasive mund të shndërrohen në pajisje aktive, të afta “që të bllokojnë ngarkesën bakteriale”. Prototipi i maskës, i krijuar nga kërkuesit e Universitetit të Indianës, mund të përfaqësojë një zgjidhje veçanërisht efektive. Parimi i prototipit të kësaj maske të re mbështetet në një ind të ashtuquajtur “elektroceutik”, që përdor një ngarkesë të dobët elektrike për të neutralizuar koronavirusin.

Rezultatet e kërkimit janë shpresëdhënëse. Duket se aftësia e virusit për të infektuar eliminohet tërësisht brenda një minute nga kontakti me pëlhurën.

Indi është në gjendje të krijojë një fushë të dobët elektrike,në prani të lagështisë, si ajo që shkaktohet nga frymëmarrja. Gjithçka falë teknologjisë ë quajtur V.Dox. Studimi tregon se viruset mund të ngarkohen me energji elektrike. Koronavirusi, për shembull, mbështetet në ndërveprime elektrostatike për të qenë në gjendje të lidhet me ‘mysafirin’ në formë infektuese. Derisa infeksioni të përhapet, duhet që struktura e tij të mbetet e qëndrueshme. Kërkuesit janë përpjekur të shfrytëzojnë karakteristikat e koronavirusit për ta shpërbërë këtë mekanizëm.

“Ky punim paraqet provat e para që tregojnë se karakteristikat fizike të koronavirusit mund të shfrytëzohen për t’i bërë jo infektuese pas kontaktit me indin elektroceutik, që gjeneron fusha elektrike të dobëta” – deklaroi Chandan Sen, autori kryesor i studimit dhe drejtues i “Indiana Center for Regenerative Medicine and Engineering” në “Indiana University School of Medicine”. Maska pritet të marrë miratimin nga Food and Drugs Administration, enti qeveritar amerikan që merret me rregullimin e produkteve ushqimore dhe farmaceutike.

Monitor,  02.06.2020