Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Elon Musk hap fabrikën e Teslas kundër rregullave lokale

Drejtori i Përgjithshëm i Teslas, Elon Musk konfirmoi që kompania kishte rifilluar prodhimin e saj në kundërshtim me urdhërat vendorë.

“Tesla po rifillon prodhimin sot kundër rregullave të Qarkut Alameda,” tha ai nëpërmjet një postimi në Tweeter. “Unë do të jem në linjë me të gjithë të tjerët. Nëse dikush arrestohet, kërkoj që të jem vetëm unë.”

Tre punonjës kanë thënë për Business Insider se Tesla u kërkoi punonjësve të ktheheshin në punë me thirrje telefonike dhe mesazhe me tekst. Nëse ata vendosin të mos kthehen, thanë punëtorët, ata rrezikojnë të humbasin punën e tyre.

guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom tha që ai priste që Tesla të fillojë operacionet deri javën e ardhshme. Musk më vonë falënderoi Newsom duke u shprehur se ai “ka qenë prej kohësh avokat, mbështetës dhe adoptues” i teknologjisë së kompanisë.

Në përgjigje të një procesi gjyqësor të paraqitur, zyrtarët lokalë në Qarkun Alameda thanë që ata po angazhoheshin me kompaninë në mirëbesim për të balancuar nevojat e biznesit me sigurinë lokale.

Scan, 12.05.2020