Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e reja të energjisë – ERE pezullon shqyrtimin

Enti Rregullator i Energjisë  ka pezulluar procedurat e shqyrtimit të aplikimit të Furnizuesit të Shërbimit Universal për përcaktimin e çmimit të shitjes me pakicë dhe shqyrtimin e aplikimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për përcaktimin e tarifave sipas nivelit të tensionit për vitin 2020. Shkak për këtë vendim është bërë shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, çka ka bërë që ERE të ndodhet në kushtet e pamundësisë për të organizuar seanca publike apo teknike si dhe për të vijuar normalisht procesin e konsultimit me të licencuarit, me aplikuesit si dhe palët e interesit.

Aplikimi i FSHU nuk sjell ndryshime tarifash për klientët familjarë, ndërkohë që ai i OSSH pritet të impaktojë të gjithë bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie për shkak të liberalizimit të tregut. Me konkretisht, OSSH ka kërkuar  që tarifa e shpërndarjes të shkojë në 3.32 lekë/kwh për klientët e lidhur në 35 KV  apo 120% më e lartë nga sa është aktualisht. Po ashtu, propozohet që kjo tarifë të shkojë në 4.32 lekë/kwh për klientëte lidhur në 20 kv apo 10% më shumë nga sa është aktualisht.

Gjatë muajit shkurt, ERE nisi konsultimet e para me grupet e interesit, teksa bizneset argumentuan se kjo tarifë e rritur do të ndikonte në uljen e  konkurrueshmërisë jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në drejtim të eksporteve.  Ndërkaq, pezullimi i shqyrtimit të tarifave do të jetë jo më vonë se 3 muaj nga përfundimi I gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Scan,  28.04.2020