Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ish-ambasadori shqiptar në Turqi emërohet në krye të Albpetrolit

Gent Gazheli, ish-ambasadori shqiptar në Turqi është emëruar në krye të Albpetrolit. Gazheli u prezantua ditën e sotme para stafit pas emërimit nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kohët e fundit në ndërmarrjen shtetërore të naftës janë ndryshuar 3 drejtorë të përgjithshëm. Pas largimit të Kastriot Bejtajt, u emërua nga ministrja Balluku Dritan Spahiu.

Por edhe ky i fundit u zëvendësua nga Eriola Muka, të emëruar në tetor të 2019, por që javët e fundit u sulmua nga PD-ja që e akuzoi për shkarkime masive.

Më parë Gazheli ka qenë edhe drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave deri në 2013, më pas u emërua ambasador në Turqi, ku qëndroi deri në 11 nëntor të vitit 2019.

Shqiptarja.com  28.04.2020