Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol përgënjeshtron pretendimet e PD për largimet nga puna

Një ditë pas pretendimeve të PD dhe kryetarit të saj në Fier, Luan Baçi, për largimet nga puna, Albpetrol sha është përgjigjur me një status në rrjetin social facebook:

Në vazhdën e sulmeve politike dhe shpifjeve që vijnë nga Partia Demokratike në adresë të Albpetrol sh.a jemi të detyruar të sqarojmë opinionin publik.

Kryetari i PD-së Fier, Luan Baçi, përmes publikimit të shkresave herë me vulë dhe herë pa vulë kërkon të trillojë një histori duke përfshirë punonjës imagjinarë dhe fakte të pavërteta.

E vërteta është shumë e thjeshtë: Në kuadër të situatës të krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe situatës të vështirë për shkak të uljes të çmimit të naftës në të gjithë botën, për të ulur ndikimin negativ në financat e kompanisë, në zbatim të VKM Nr.243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore” Albpetrol sh.a ka hartuar një Plan Masash Shtrënguese organizative, financiare dhe operacionale. Një ndër këto masa është edhe anulimi i të gjitha emërimeve të reja, apo edhe anulimi i të gjithë procedurave të prokurimit, përveç atyre emergjente.

energjia.al  11.04.2020