Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol publikon Ankandin për shitjen e naftës bruto

Shoqëria Albpetrol sh.a. ka publikuar ankandin për shitjen e naftës bruto në sasinë 117 639 ton.

Vendi i zhvillimit të ankandit është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rruga Abdi Toptani Nr. 1, Kati II, Salla e Mbledhjeve, Tiranë. Ndërsa afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është data 08.04.2020, ora 11:00. Më poshtë gjeni detajet:

1. Autoriteti Shitës:Albpetrol” Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.

2.Data e zhvillimit të ankandit: 04.2020, ora 11:00.

3.Lloji i Procedurës të ankandit: “Procedure e hapur”.

4.Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut, sasia 117 639 ton.

5.Afati i evadimit: 300 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

6.Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftës brut, sasia 117 639 ton.

7.Vlera fillestare:

Në kushtet FOB

Çmimi minimal fillestar për njësi = 72.2 % Çmimit Brent + K

Në pikat e lëvrimit

Çmimi minimal fillestar për njësi = 72.2%Brent – 3.123 USD/bbl +K

(72.2/100) është koefiçienti i cili përfaqëson karakteristikat mesatare të naftës që do të shitet të krahasuar me karakteristikat e naftës Brent të cilat janë dhënë me hollësi në tabelat e mësipërme.

123 USD/bbl kosto mesatare totale (transport, magazinim stokim, analizim, sigurim)

K- eshte vlera USD/bbl e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal të shitjes të përllogaritur nga formula (K≥0).

8.Vendndodhja e naftës brut si me poshte:

1 Ballsh 16,652
2 Patos 3,640
3 Sherwood (Arzë) 353
4 Visokë 2,462
5 Gorisht 16,380
6 Patos-Marinez 23,492
7 Cakran –Mollaj 6,916
8 Kucovë 9,282
9 Amonicë 2,912
10 Të tjera (gjendja) 35,550


9.Vendi i zhvillimit të ankandit: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rruga Abdi Toptani Nr. 1, Kati II, Salla e Mbledhjeve, Tiranë.

10.Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: në zyrën e protokollit Kati 1 tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, datë 08.04.2020, ora 11:00.

11.Data e hapjes së ofertave: datë 08.04.2020, ora 11:00, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rruga Abdi Toptani Nr. 1, Kati II, Salla e Mbledhjeve, Tiranë.

12.Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentat e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës me paraqitjen e një kërkesë me shkrim ose në faqen zyrtare të “Albpetrol” sha www.albpetrol.al dhe në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë www.infrastruktura.gov.al.

Dokumente me pagesë:

Po Jo X

13.Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës në kopje fizike, me postë ose dorazi, përpara datës dhe orës së zhvillimit të ankandit, në vendin e përcaktuar në dokumentat e ankandit.