Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC, 1,5 milionë fuçi nafte më pak në ditë

OPEC mbështet shkurtimin e prodhimit të naftës me 1,5 milion fuçi në ditë në tremujorin e dytë të vitit 2020, si një mënyrë për të mbështetur çmimet që janë goditur nga shpërthimi i koronavirusit. OPEC e mori këtë vendim, duke pritur që edhe Rusia dhe aleatët e tjerë jashtë anëtarësisë të bien dakord.

Paraqitja e kërkesës për naftë është përmirësuar nga masat globale për të ndaluar përhapjen e virusit, duke bërë që Organizata e Vendeve eksportuese të naftës të marrë në konsideratë shkurtimin e saj më të thellë që nga kriza financiare e 2008-ës.

Parashikimet e rritjes së kërkesës për vitin 2020 janë zvogëluar pasi fabrikat kanë ndërprerë punën, shumë njerëz janë ndaluar të udhëtojnë si dhe aktivitetet e tjera të bizneseve janë ngadalësuar.

Arabia Saudite ka ushtruar presion ndaj OPEC-ut dhe aleatëve të saj, përfshirë Rusinë, për shkurtim të madh deri në 1,5 milion fuçi në ditë në tremujorin e dytë, ndërsa zgjatjen e shkurtimeve ekzistuese prej 2,1 milion fuçi deri në fund të vitit 2020.

Por Riyadh, prodhuesi më i madh i OPEC-ut dhe shtetet e tjera të OPEC-ut kanë tentuar të bindin Rusinë për të mbështetur këtë veprim. Deri më tani Moska ka treguar që do të mbështesë një zgjatje por jo një shkurtim të ri.

Rusia, e cila ka bashkëpunuar në politikën e prodhimit që nga viti 2016 në grupin informal të njohur si OPEC +, pritet të marrë pjesë në takimin ministror të OPEC në Vjenë të Premten.

Monitor,  06.03.2020