Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës shënojnë rritje

Çmimet e naftës shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të premte.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 20 cent ose me 0.39 për qind dhe u tregtuan me 52.06 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 27 cent ose me 0.57 për qind dhe u tregtuan me 47.45 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1642.21 dollarë amerikanë për onz.

Monitor, 06.03.2020