Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Honda E, makina elektrike që sfidon Mini Cooper

Një lajm i madh për botën e automobilave, i projektuar për vitin 2030, por në treg që nga viti 2020, Honda E është makina e parë 100% elektrike e markës japoneze. Por risia e saj e vërtetë nuk është (vetëm) në energji elektrike, por në një seri të tërë të risive teknologjike me të cilat është pajisur. Në dispozicion nga muaji maj me çmim nga 35.500 euro. Në synimet e saj të konkurrencës janë pikërisht makinat elektrike të qytetit siç është Mini Cooper SE.

Dimensionet janë shumë të ngjashme me Honda Jazz, dhe është në dispozicion vetëm në versionin me pesë dyer, e aprovuar për të akomoduar deri në katër persona në bord. 3,895 mm e gjatë, 1,752 mm e gjerë dhe me një gjatësi mes dy akseve të gomave prej 2.530 mm. Bagazhi është pak i vogël me 171 litrat e tij, por është i aftë të mbajë dy valixhe.

Disqet janë në dispozicion në dy madhësi prej 16 dhe 17 inç. Ekzistojnë dy powertrain në dispozicion, një 100 kW dhe tjetri 113 kW, të dyja mundësohen nga një bateri 35.5 kWh që lejon një interval maksimal deri në rreth 220 km. Një veçanti e kësaj makine është rear-ëheel-drive, një cilësi e dëshiruar fort nga Takahiro Shinya, ndihmës shef i projektit Honda dhe, me suspension të pavarur McPherson në të katër rrotat. E gjithë kjo lejoi të përmirësonte gatishmërinë e automjetit duke arritur një rreze kthese prej vetëm 4.3 metra. Vendosja e peshës është gjithashtu optimale, me 50-50 midis para dhe pasme.

Scan,  10.02.2020