Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hapet tenderi për projektimin e Qendrës së Mirëmbajtjes së Gazit në Korçë

Albgaz ka shpallur tenderin për projektin për ndërtimin e qendrës së mirëmbajtjes së gazit në Korçë. Fondi i vënë në dispozicion të këtij projekti është 2.4 milionë lekë, i cili do  të shkojë jo vetëm për projektin, por edhe për impaktin që do të ketë në mjedis ndërtimi i kësaj godine.

“Shoqëria Albgaz Sh.a planifikon të ndërtojë në zonën jug – lindore të qytetit të Korçës kompleksin e shërbimeve që do të shërbejë si Qendra e Mirëmbajtjes për një segment të caktuar të tubacionit të gazsjellësit TAP. Për këtë qëllim është identifikuar si pronë e përshtatshme një sipërfaqe trualli, e ndodhur në juglindje të qytetit, të Korçës, në një distancë rreth 2.5 km në rrugë automobilistike nga qendra e qytetit” shkruhet në detajet specifike të tenderit.

Sipas dokumentacionit të bashkangjitur, trualli i vendosur në dispozicion ndodhet në sipërfaqen e Ish Minierës së Mborje- Drenovës.

Godina pritet të ketë një hapësirë administrative 2 katesh, magazinë të mbuluar, shesh depozitimi të jashtëm, vend parkimi, rrugë qarkullimi të brendshme që të lejojnë hyrjen në kompleks, qarkullim për këmbësorët, si dhe zona të gjelbëruara.

Për të gjithë aplikantët e interesuar, tenderi do të qëndrojë i hapur në Agjencinë e Prokurimit Publik deri më 17 shkurt, ora .1:00

Scan,  07.02.2020