Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dështon impianti diellor termodinamik, Projekti humb luftën me burokracinë!

Italia është vendi që pret 60 milion ekologë që “duhet të përdorin energjinë e diellit” dhe është vendi ku deri më tani janë shpenzuar dhe shpërndarë investime private prej 300 milion eurosh për të mos ndërtuar 14 termocentrale diellore të mëdha të përqendruara, ato që në pjesën tjetër të botës prodhojnë energji elektrike duke përqendruar energjinë e diellit me pasqyra. Një shpikje italiane, një teknologji italiane, por impiante të prodhuara në Itali: zero.

Shoqata e biznesit, Anest, u takua disa ditë më parë në një mbledhje të përgjithshme duke vendosur shpërbërjen e saj përfundimtare. Sektori industrial i energjisë diellore termodinamike në Itali ka ‘vdekur’ përsëri përpara se të arrijë të ndërtojë as edhe një termocentral të vetëm, kjo si pasojë e politikës, e komiteteve, e zyrtarëve aktual publik, e rregullave kontradiktore dhe të vonuara, nga planet energjike, klimatike dhe mjedisore.

Ndryshe nga Italia, në vende si SHBA, Spanja, Afrika e Veriut, Kina, Gjiri Persik, përkundrazi, termocentralet e përqendruara vazhdojnë të parapëlqehen dhe të ndërtohen. Nuk është rastësi që ato pak kompani që nuk kanë deklaruar ende shpërbërjen e tyre po planifikojnë të emigrojnë. Disa janë shitur , ndërsa të tjerat po përgatiten të mbyllen.

Sektori po dështon sepse dekreti i shpallur i quajtur Fer2 mungon prej vitesh, domethënë sistemi nxitës për këto lloj teknologjish eksperimentale. Ndërkohë, qeveria gëzohet në planin e integruar të energjisë dhe klimës (Pniec) për të zvogëluar emetimet e CO2 të Italisë me 55% brenda dhjetë viteve.

Dhjetëra kompani të tilla si (disa emra si për shembull) Enel, Techint, Maire Tecnimont, Eni kishin investuar në këtë lloj industrie gjithashtu. Gianluigi Angelantoni, sipërmarrës dhe kryetar i shoqatës së shpërbërë tashmë, Anest, thotë: “Ne kishim formuar kompaninë Archimede Solar Energy, e cila sot duke mos pasur as një projekt ka mbetur me një punonjës, i cili është drejtori menaxhues Federica Angelantoni, vajza ime, me detyrën për të përcaktuar një shpërngulje të detyruar për në Kinë “.

Perkth. Scan

Il Sole 24 Ore,  04.02.2020