Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Likujdimi i faturave të energjisë – ERE rrëzon kërkesën e furnizuesve për afatet

Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë ka kërkuar ndryshimin e rregullores të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë, që i lejon OSHEE-së të përcaktojë vetë afatet e likuidimit të faturave të blerjes së energjisë në treg të parregulluar. Përfaqësuesit e shoqatës pretenduan pranë ERE-s se kanë paraqitur prova të reja, që sipas tyre ndikonin në marrjen e këtij vendimi, por bordi i ERE-s i konsideroi të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin, që u miratua në datën 20 dhjetor 2019.

Rritja e blerjeve të energjisë, por edhe pamundësia për t’u rikuperuar nga kriza e vitit 2017 detyroi OSHEE-në të kërkonte disa herë ndryshime në afatet e likuidimit të faturave të blerjes së energjisë.
Ndërkohë që, pas vendosjes së 2 periudhave tranzitore 3-mujore, që i lejonin OSHEE-së të likuidonte faturat brenda 180 ditëve, dhe jo 90 ditëve sikurse parashikon rregullorja, tashmë Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që afati për likuidimin e tregtareve fitues të ankandeve të shit-blerjes së energjisë të përcaktohet nga vetë OSHEE, në bazë të aftësisë së tij likuiduese.

Sipas vendimit, në çdo rast OSHEE duhet të përcaktojë afate të pagesës, të tilla që të sigurojnë parimet e blerjes së energjisë elektrike në tregun e pa rregulluar me kosto sa më të ulët.

Scan, 25.01.2020