Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC: Bota nuk e përballon dot rikthimin te 100 dollarë për fuçi

Kriza e përshkallëzuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka ndikuar menjëherë në çmimin e naftës në tregjet globale.

Nafta bruto “US crude” u shit me 63 dollarë për fuçi, ndërsa ajo “Brent crude” me 69 dollarë për fuçi. Të dy këto çmime përdoren si referencë për të përcaktuar çmimin e naftës dhe derivateve të saj në të gjithë botën.

Sipas CNN, investitorët janë duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike pasi një luftë e hapur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të kërcënonte furnizimin me naftë nga Lindja e Mesme.

Rritja e çmimit të naftës mund të godasë rëndë ekonominë botërore, e cila së fundmi është ngadalësuar nga dobësimi i aktivitetit prodhues global.

Për të shmangur një gjë të tillë, vendet anëtare të OPEC kanë reaguar duke thënë se bota nuk mund të përballojë rikthimin në një situatë ku çmimi i naftës të kalojë 100 dollarë për fuçi.

Ministri i Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Suhail Al Mazrouei, tha për CNN Business se karteli i naftës do të përpiqet të mos pengojë shitjen normale të naftës edhe nëse konflikti përshkallëzohet më tepër.

Megjithatë, ai paralajmëroi se OPEC nuk ka burime të pakufizuara.

Ndërkohë, ari është një tjetër material me vlerë që pësoi rritje të konsiderueshme të çmimit. 1 gram 24 karatësh u tregtua me rreth 50 dollarë në Dubai, Emiratet e Bashkuara dhe në Arabinë Saudite.

Gazeta Tema,  09.01.2020