Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Muajt e ardhshëm do të testohet aleanca e gjerë e OPEC

Dhjetori ka sjellë si lajme të mira ashtu edhe pyetje shumë të rëndësishme për tregjet e naftës

Kjo ka qenë një periudhë e vështirë, sidomos për ata që kanë pasur lidhje me industrinë e naftës. Ndryshimi i klimës kërcënon kërkesën afatgjatë, shkruan The Economist. Gjatë vitit të kaluar, prodhimi i bollshëm, mosmarrëveshjet tregtare dhe frika e një rënieje ekonomike kanë ndikuar në çmimin e naftës së papërpunuar. Më 3 dhjetor, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u tregtuan me 61 dollarë amerikanë për fuçi, rreth 18% më pak në krahasim me nivelin e lartë të shënuar gjatë muajit prill.

Megjithatë, nga mesi i dhjetorit forcat OPEC-ut po bënin të pamundurën që ta ndryshonin këtë situatë, duke mbështetur kështu sërish çmimet e naftës. Më 6 dhjetor, kjo Organizatë e vendeve eksportuese të naftës dhe aleatët e saj ranë dakord për të ulur prodhimin me më shumë se 2.1 milionë fuçi nafte në ditë. Në vazhdë të këtij optimizmi, Saudi Aramco, kompania më e madhe e naftës në botë, listoi 1.5% të aksioneve të saj. Më 12 dhjetor, vlera e saj e tregut tejkaloi shifrën marramendëse prej 2 trilionë dollarësh amerikanë. Dhe në 13 dhjetor Presidenti Donald Trump njoftoi një marrëveshje tregtare paraprake me Kinën. Kjo bëri që çmimet e naftës të rriteshin akoma edhe më shumë. Më 18 dhjetor, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u tregtuan me 65.74 dollarë amerikanë për fuçi.

Pavarësisht sa u tha më sipër, lojtarët e naftës po përballen me dy pasiguri të mëdha. E para ka të bëjë me prodhimin e Amerikës. Vendi prodhoi rreth 17.8 milionë fuçi naftë në ditë gjatë muajit nëntor, krahasuar me një mesatare prej 15.5 milionë fuçish nafte në ditë gjatë po të njëjtit muaj në 2018. Kostoja e kapitalit për ndërmarrjet amerikane të eksplorimit dhe prodhimit është rritur me rreth 50% që nga mesi i vitit 2016, sipas Goldman Sachs.

Në fillim të dhjetorit rreth 663 nafte nxjerrëse operonin në Amerikë, rreth një çerek më pak se një vit më parë. Prodhimi i naftës në Amerikë nuk do të tkurret në vitin 2020, por rritja e tij mund të ngadalësohet.

Pyetja që lind këtu është se kur do të ndodhë një gjë e tillë dhe me sa do të ngadalësohet prodhimi? Pasiguria e dytë ka të bëjë me faktin nëse anëtarët e organizatës së zgjeruar të 23 vendeve të OPEC-ut do t’i përmbahen marrëveshjes së tyre të re. Ngjarjet që kanë ndodhur në 12 muajt e fundit janë arsye më se të forta për të qenë skeptikë në këtë drejtim. Në Dhjetor të 2018, OPEC dhe partnerët e saj ranë dakord të zvogëlojnë prodhimin e naftës me 1.2 milionë fuçi në ditë. Por, Iraku, Nigeria dhe Rusia, i kanë tejkaluar rregullisht kufijtë e lejuar. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, për të kompensuar një gjë të tillë, Arabia Saudite, anëtari më i fuqishëm i OPEC-ut, uli prodhimin e vet me një mesatare prej 500,000 fuçish në ditë.

Analistët në Morgan Stanley vlerësojnë se në vitin 2020, 1.8 milionë fuçi shtesë në ditë do të nxirren në vendet jashtë aleancës së OPEC-ut, përfshirë Brazilin, Guajanën dhe Norvegjinë. Në takimin e dhjetorit të OPEC-ut, të mbajtur në Vjenë, ishte e paqartë nëse grupi do të mbështeste apo jo shkurtimet e rëna dakord gjatë një viti më parë. Në fund, Ministri i ri i Naftës në Arabinë Saudite, Abdulaziz bin Salman, shkatërroi një marrëveshje mbresëlënëse. Reduktimi i aleancës prej 1.2 milionë fuçish nafte në ditë do të zgjerohet në 1.7 milionë fuçi nafte deri në janar. Reduktime shtesë të tjera të drejtuara nga Arabia Saudite do ta çojnë totalin në 2.1 milionë fuçi në ditë. Prodhimi kolektiv i kësaj organizate të gjerë do të jetë 1.3% nën nivelin që ajo shënoi gjatë muajit nëntor.

Megjithatë, mbetet për t’u parë në vazhdim, nëse të gjitha këto premtime për reduktimin e prodhimit të naftës do të realizohen apo do të mbeten thjesht premtime. Marrëveshja e re përfshin vetëm tremujorin e parë të vitit 2020. Kjo marrëveshje e re, i lejon Rusisë të rrisë prodhimin e saj. Arabia Saudite mbetet e prirur të mbështesë çmimet, si për buxhetin e saj, ashtu edhe për ta bërë Aramcon një prej kompanive më të suksesshme në botë. Vlerësimi i lartë i firmës në tregtimin e hershëm mund të mos jetë i qëndrueshëm. Shumë investitorë të mëdhenj globalë u zmbrapsën nga rendimenti i ulët i dividendit, risqet mbi sigurinë dhe kontrolli i shtetit. Nëse aleatët e Arabisë Saudite nuk i përmbahen premtimeve të tyre për të reduktuar prodhimin, kjo Mbretëri sigurisht që e ka në dorë zgjidhjen: ose të reduktojë akoma më shumë prodhimin e vet ose të lejojë që çmimet e naftës të bien. Fatkeqësisht, asnjëra nuk duket tërheqëse.

Scan,  07.01.2020