Rriten çmimet e naftës
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2014/07/oil-petroleum-nafte.jpg)
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 72 cent dhe u tregtuan me 67.92 dollarë amerikanë për fuçi. Gjatë këtij muaji çmimet e naftës Brent shënuan një rritje me 8.8 për qind.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 57 cent dhe u tregtuan me 61.68 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,509.22 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në 2 muajt e fundit.
Monitor, 27.12.2019