Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sektori i prodhimit, bien shitjet në energji dhe ndërtim

Sektorët e ndërtimit dhe energjisë shënuan rënie të shitjeve në tremujorin e tretë të vitit 2019 në raport me një vit më parë, teksa sektori i industrisë pa si rritje të shitjeve ashtu edhe të prodhimit.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë tremujorit të tretë në sektorin e industrisë indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje vjetore 4,1 % në tremujorin e tretë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa  prodhimi në volum shënoi rritje 4,8 %.

Numri i të punësuarve shënoi rritje  vjetorë 2,2 %, teksa fondi i pagave shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në sektorin e energjisë ujit indeksi i shitjeve në volum shënoi rritje vjetore , ndërsa volumi i prodhimit ra me 30,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,4 %, krahasuar dhe fondi i pagave shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në sektorin e furnizimit me ujë dhe menaxhimit të mbetjeve indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 6,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i prodhimit shënoi rënie vjetore 1,0 %.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 3,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa fondi i pagave shënoi rënie vjetore me 1,2 %.

Në sektorin e ndërtimit, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 2,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,5 %, ndërsa  fondi i  pagave shënoi rritje vjetore me 0,8 %.

Monitor, 17.12.2019