Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KLSH: Degët e Thesarit nuk kanë sisteme të dyta për energjinë

Kontolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka audituar katër degë të Thesarit në drejtoritë e Vlorës, Shkodrës, Fierit dhe Lezhës ku duket se ka konstatuar të njëjtat problematika duke nisur nga pajisjet e amortizuara, tek sistemet e dyta të sigurimit të energjisë përmes gjeneratorëve të dalë jashtë funksionit.

Në raportin e bërë publik lidhur me sistemet e Teknologjisë së Informacionit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, KLSH merr në analizë një sërë elementesh duke prekur edhe pjesën e degëve të Thesarit.

“Një nga problematikat e shpeshta të hasura në degët e thesarit nëpër rrethe është amortizimi i pajisjeve PC, printer/skaner etj. Nga verifikimi në terren në 4 degë rajonale (Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë) në të cilat ofrohet shërbim për institucionet përkatëse sipas zonave, u konstatua se: Dega e thesarit Vlorë përmbledh Bashkitë: Vlorë, Selenicë dhe Himarë dhe përpunon 50 institucione buxhetore. Godina ku është e lokalizuar dega e thesarit është në pronësi të shtetit. Shpenzimet që kryente Dega ishin blerje të vogla kancelari, etj, ndërsa shpenzime për investimet mbuloheshin nga MFE, përfshirë këtu edhe furnizimin me pajisje kompjuterike dhe aksesorët e tyre TIK” nënvizojnë Financat.

Në degën e Vlorës, auditimi konstatoi se ka mungesë UPS për rastet e luhatjes apo ndërprerjes së energjisë, gjeneratori ka kohë i dalë jashtë funksioni, godina ku ndodhet dega e thesarit ka ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, pajisjet janë të amortizuara ndërsa pajisjet e reja të pavëna në punë.

Dega e Fierit e cila përmbledh Bashkitë: Fier, Roskovec dhe Patos dhe përpunon 47 institucione buxhetore ka të njëjtat problematika me përjashtim të faktit që disponon një UPS. Gjithsesi sipas KLSH dega ka mungesë në staf.

Drejtoria e Lezhës përmbledh Bashkinë Lezhë dhe përpunon 32 institucione buxhetore. Ajo vuan të njëjtën problematikë në pajisje ndërkohë që ndërprerjet e energjisë ndikojnë edhe tek ndërpreja  shërbimit.

Në drejtorinë e Shkodrës përmbledh Bashkitë: Shkodër dhe Vau i Dejës dhe përpunon 56 institucione buxhetore dhe paraqiti të njëjtat problematika si tre të tjerat.

Në finale KLSH ka kërkuar që Ministria e Financave dhe AKSHI të marrin masa për pajisjen dhe standardizimin e infrastrukturës IT të degëve të thesarit, me qëllim sigurimin e kushteve optimale për ofrimin e shërbimit dhe mbarëvajtjen e punës pa ndërprerje.

Monitor,  10.12.2019