Çmimet e naftës shënojnë rritje
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.26 për qind dhe u tregtuan me 61.08 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.38 për qind dhe u tregtuan me 56.17 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,460.87 dollarë amerikanë për onz.
Monitor, 03.12.2019