Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës shënuan mëngjesin e ditës së sotme nivelin e tyre më të ulët të këtyre dy muajve të fundit. Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 34 cent ose me 0.53 për qind dhe u tregtuan me 63.63 dollarë amerikanë për fuçi. Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 31 cent ose me 0.53 për qind dhe u tregtuan me 58.27 dollarë amerikanë për fuçi. Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.11 për qind dhe u tregtua me 1,465.78 dollarë amerikanë për onz.

Monitor, 22.11.2019