Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 11 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 63.41 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 21 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 57.93 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,466.17 dollarë amerikanë për onz.

Monitor,  18.11.2019