Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta tregëtohet në rritje

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 31 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 62.49 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 23 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 57.09 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,447.89 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej fillimit të gushtit të këtij viti.

Monitor,  12.11.2019