Çmimet e naftës shënojnë rënie
Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 7 cent dhe u tregtuan me 61.67 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 6 cent dhe u tregtuan me 56.29 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ishte në nivele të qendrueshme mëngjesin e ditës së sotme dhe u tregtua me 1,490.38 dollarë amerikanë për onz.
Monitor, 08.11.2019