Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Saudi Aramco do listohet në bursë

Kompania shtetërore e naftës e Arabisë Saudite ka nisur ofertën publike fillestare në fundjavë,  duke lajmëruar objektivin për t’u listuar në bursën vendase,  ndërkohë që Mbretëria kërkon të diversifikohet dhe të krijojë firmën me vlerën më të madhe në treg në të gjithë botën.

Aramco nuk dha ndonjë afat-kohor apo përmasën e aksioneve që do të listojë, por burimet për Reuters tregojnë se kompania do të ofrojë 1-2% të aksioneve në bursën lokale, duke gjeneruar 20-40 miliardë dollarë.  Aramco deklaroi se ka pasur të ardhura neto prej 68 miliardë dollarë në 9 muajt e para të vitit.

Të ardhurat totale, së bashku me hyrje të tjera të lidhura me shitjet për të njejtën periudhë, arritën në 244 miliardë dollarë. “Kjo është ditë historike. Ne po lajmërojmë qëllimin për të listuar Saudi Aramco në tregun e aksioneve të Arabisë Saudite”, tha kreu ekzekutiv, Amin Nasser.

Konfirmimi i kompanisë për t’u listuar në bursën vendase vjen 7 javë pas sulmeve paralizuese në fabrikat e procesimit të naftës, cc’ka vë në dukje vendosmërinë e Arabisë Saudite për të ndërmarrë listimin, pavarësisht rreziqeve.

Scan,  4.11.2019