Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rishikohet metodologjia e përcaktimit të çmimit të energjisë për tregun e lirë

Enti Rregullator i Energjisë miratoi këtë të martë një vendim që autorizon rishikimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit të energjisë me të cilin Furnizuesi i Mundësisë së Fundit ua shet këtë bizneseve (pjesë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që furnizon bizneset që duhet të kishin dalë në treg të lirë por që nuk kanë gjetur furnizues). Ajo çka përfaqësues të ERE-s theksuan gjatë mbledhjes është që orientimi do të jetë drejt caktimit të një çmimi sa më real për bizneset.

Deri më tani metodologjia me të cilën është punuar për caktimin e tarifave ka shfaqur herë pas herë probleme. Së pari sepse për pjesën e atyre që do të dilnin në tregun e lirë ishte parashikuar që fillimisht kjo të ndodhte në një hark dy mujor. Por me ndryshimet ligjore koha tranzitore u vendos dy vjetore çka e bënte të nevojshme rishikimin e metodologjisë. Nga ana tjetër në logjikën e tarifimit në bazë merrej çmimi më i lartë me të cilën ishte siguruar energjia në treg teksa mesatarja e ponderuar ishte një tjetër variant. Kjo çoi në një rishikim të faturave dhe ERE i kërkoi OSHEE që të bënte korrektimin e tyre.

ERE pranoi gjithashtu se në periudhën nëntor 2018 dhe mars 2019 ka pasur një sërë ankestash të bëra nga bizneset për çmimin e lartë me të cilin faturoheshin. Kjo bëri që ERE të vendosë së nevoja për rishikim të metodologjisë është evidentë dhe se klientët duhet të tarfiohen njëlloj me koston reale dhe jo me çmimin më të lartë. Falë zgjatjes së periudhës traniztore në dy vjet kompania që kryen funksiononin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit ka mundësi që të dalë në treg dhe të sigurojë sasinë e energjisë në një afat më të gjatë dhe më një çmim më të mirë dhe jo duke dalë në afatshkurtër çka bën që energjia të sigurohet me kosto shumë të larta.

Po kështu tashmë me një lloj eksperience të krijuar kur bizneset në treg të lirë kanë krijuar një ide edhe pjesa e disbalanceve dhe kostove që vjen prej tyre është më e parashikueshme.

Rajmonda Ismailaj, komisionere në Bordin e ERE u shpreh së element i ri në projektvendimin që është hartuar lidhur me metodologjinë është faturimi i energjisë në pik ku kemi vendosur që  të parashikohet një përqindje. Sesa është kjo përqindje në pi, nuk e vendosim dot në rregullore është detyrë e kompanisë që të thotë sasinë e energjisë që ka konsumuar në pik në atë afat kohor që ne kemi përcaktuar. Ndaj do t’ju propozoja që të hiqen përqindja dhe propozimet do jenë në kushte konkrete.

Në fillim të vitit të shkuar ishin 90 biznese të lidhur në 35 kilovot, të cilët u detyruan të dalin në treg të lirë për të siguruar energjinë në mënyrë të pavarur. Vetëm një pakicë e tyre arritën të gjejnë furnizues, ndërkohë që pjesa tjetër vijojnë të mbeten nën OSHEE sipas periudhës tranzitore të caktuar, e cila zgjat deri në fund të 2019-s. Sipas planit pritet që të dalë në tregun e lirë një numër i madh biznesesh, lidhur në tension 20 kilovolt por ende s’ka një afat.

Monitor,  30.10.2019